Iliria News Agency (Macedonia)


Propozimi për martesë mbi Hënë për 125 milionë euro.


Agjencia “ApoteoSurprise” do të vendosë nga viti 2022 mundësinë e propozimit për martesë mbi Hënë, e cila do të kushtojë 125 milionë euro. Kjo agjenci franceze ka ndihmuar çiftet që të organizojnë propozime të ndryshme nga më të çmendurat, mirëpo kjo që pritet të lansohet në vitin 2022 është më e çmendura deri tani. Në kumtesën e agjencisë thuhet se çdo person që është i dashuruar dhe i pasur duhet të rezervojë komplet organizimin e shërbimit, por para kësaj duhet të kalojë trajnimin fizik dhe teknik në kohë zgjatej prej 12 javësh. Nisja do të bëhet nga qendra e hapësirës në Florida, dhe udhëtimi do të zgjasë 3 ditë për të mbërritur në orbitën e hënës. Do të ndërprehet çdo kontakt me tokën për gjysmë ore teksa kapsula fluturon mbi anën e errët të hënës. Në një pamje fantastike të hënës, larg nga çdo kontakt njerëzor, nën tingujt e këngës “Fly Me to the Moon” të Frank Sinatras, beqari mund t’i kërkojë martesë vajzës që dashuron, me unazën që e ka të fshehur në kostumin e hapësirës.


ApoteoSurprise

101 rue de Sèvres

75006 Paris (France)

0033 6 03 15 37 06

  • Black Facebook Icon
  • Black Twitter Icon
  • Black YouTube Icon
  • Black Pinterest Icon

Disclaimer - Terms - SARL company with a capital of 10,000 euros - SIRET 482 226 909 00026 - RCS Paris B 482 226 909 - PCL Hiscox No. HA RCP0230415

Copyright © 2006-2020 ApoteoSurprise, All rights reserved, Concept and scenarios registered, Trademark No. 043329077 registered at INPI Property Institute