Tring (Albania)


Sado romantik të jeni, një propozim të tillë nuk do e kishit imagjinuar dot!


Viti 2022 do të jetë i pabesueshëm për shumë të dashuruar. Duke filluar nga ky vit do të keni mundësinë për ti propozuar për martesë dashurisë së jetës suaj, ndërsa fluturoni mbi sipërfaqen e Hënës në tingujt e “Fly Me To The Moon” të Frank Sinatra. Agjencia “ApoteoSurprise”, një projektues i propozimeve për martesën në Francë, e specializuar në krijimin e propozimeve ekstravagante, prezanton shërbiminin krejtësisht të ri për 145 milionë dollarë.


Udhëtimi në Hënë në emër të dashurisë është gati të bëhet një realitet. Qëllimi përfundimtar i agjencisë me bazë në Paris është që të realizojë propozimin më të çmendur dhe më të paharrueshëm për martesë në 13.8 miliardë vitet e fundit. Sigurisht që jo të gjithë do të kenë mundësinë të bëjnë një propozim të tillë pasi vlera monetare është mjaft e lartë, por ata të cilët do e shijojnë me siguri do të magjepsen.